Gjakovë: Kërcënon inspektorët e komunës, arrestohet

  • 01 December 2019 - 14:28
Gjakovë: Kërcënon inspektorët e komunës, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i ka kanosur inspektorët e ndërtimit të Komunës së Gjakovës

I dyshuari përveç kanosjes ndaj inspektorëve, po ashtu ka hequr shiritat të cilët me datë 29 nëntor, i kishin ndërprerë punimet në objektin të cilin ishte duke e ndërtuar pa leje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)