Në Istog tentojnë të grabisin para nën kërcënimin e armëve

  • 01 December 2019 - 14:43
Në Istog tentojnë të grabisin para nën kërcënimin e armëve

Të dielën në Istog dy persona të dyshuar kanë tentuar të grabisin para në një pompë derivatesh, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dobrushë të Istogut. Ndërkaq dy punonjës së një pompe derivatesh kanë raportuar në polici se derisa ishin në vendin e tyre të punës, dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënim të armës u kanë kërkuar para. 

Sipas dëshmisë së viktimave në polici, pasi nuk kanë arritur të grabisin asgjë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, me një veturë pa targa.

Policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)