A do t’i zbulojë Gjykata Speciale vrasjet politike?

  • 01 December 2019 - 16:09
A do t’i zbulojë Gjykata Speciale vrasjet politike?

“Gjykata Speciale është themeluar për krimet e supozuara ndaj civileve kryesisht serb. Kjo Gjykate mund të zbardhë ndonjë vrasje që ka ndodhur gjatë dhe pas luftës, por nuk do të merret me çdo vrasje. Atyre nuk u bëhet aq vonë që shqiptarët janë vrarë mes vete”, tha Krasniqi për Kosova Sot Online”.

 

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi i ka komentuar debatet e fundit që po zhvillohen rreth vrasjeve politike të luftës dhe pas luftës, si dhe komunikatat që janë shkruar aso kohe dhe urdhërdhënësit e tyre.

Sipas Krasniqit, është shumë e qartë dhe e ditur që komunikatat janë lëshuar ne emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por tani është vështirë të dihet e të thuhet se kush i ka shkruar ato, edhe pse në opinion po dalin ish veprimtar të kohës, dhe po japin variante të ndryshme, sikur që ishte së fundi deklarimi i Rexhep Selimit i cili ka thënë se komunikatën numër 59, e ka shkruar vetë Hashim Thaçi.

Këto akuza që tani po bëhen mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, sipas Faik Krasniqit, mundë t’i shërbejnë Gjykatës Speciale për zbardhjen e disa vrasjeve të cilat kanë ndodhur mes shqiptarëve, por nuk dihet nëse vërtetë do të arrij ta bëjë një gjë të tillë.

“Ne nuk e dijë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës. Nuk e dimë se kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së. Ato komunikata kanë dalë nga Shtabi i UÇK-së, por kush i ka shkruar saktë nuk mund ta dimë. Rexhep Selimi edhe mund të ketë të drejtë, por ne s'mund ta dimë, kështu që mundë vetëm të spekulojmë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqi, trajtimi i krimeve, vrasjeve politike të luftës dhe pas luftës mes shqiptarëve, do të mbetet çështja e fundit që do të hetohet dhe gjykohet nga Specialja.

“Sepse edhe ashtu kjo Gjykatë është themeluar me kërkesën e Serbisë kinse për të zbardhur krimet e shqiptarëve që i kanë kryer mbi civilet serb.  Gjykata Speciale është themeluar për krimet e supozuara ndaj civileve kryesisht serb. Kjo Gjykatë mund të zbardhë ndonjë vrasje që ka ndodhur gjatë dhe pas luftës, por nuk do të merret me çdo vrasje. Atyre nuk u bëhet aq vonë që shqiptarët janë vrarë mes vete”, deklaroi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)