Ndizet alarmi nga Zvicra, kjo është kërkesa urgjente për Kosovën

  • 01 December 2019 - 19:01
Ndizet alarmi nga Zvicra, kjo është kërkesa urgjente për Kosovën

“Sa më shumë që po afrohet rifillimi i bisedimeve me Serbinë, aq më tepër duket hapur, se po të tensionet edhe gjendja, ndaj dhe alarmi ushtarak i shtetit të Zvicrës për Kosovën,është një paralajmërim tejet serioz për situatën e nxehtë dhe konfiktuoze që po krijohet së fundi mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe më gjerë në rajon. Dhe për pasojë,gjendja e paqëndrueshme e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka detyruar shtetin zviceran që të kërkojë zgjatjen e misionit të forcave të saj paqeruajtëse në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe gjithashtu edhe rritjen e kapacitetit të tyre që ishte zvogëluar vit pas viti”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”. 

 

Vazhdimi afatgjatë i bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pamundësia e arritjes së marrëveshjes për shkak të synimeve dhe ambicieve territoriale që ka shteti serb karshi Kosovës, sipas analistëve politikë mundë ta tensionojë shumë gjendjen në mes dy vendeve dhe të prodhojë pasoja edhe për rajonin. 

Image
Gani Qarri

Kështu vlerëson analisti politik, Gani Qarri duke u bazuar edhe në një komunikatë të Këshillit federal të Shtetit të Zvicrës, shtet i cili ka planifikuar që përsëri ta rris numrin e ushtarëve të tyre në kudër të kontingjentit me të cilin përfaqësohet Zvicra,  si strukturë e përbashkët ushtarake ndërkombëtare në kuadër të KFOR-it.   

“Sa më shumë që po afrohet rifillimi i bisedimeve me Serbinë, aq më tepër duket hapur, se po të tensionet edhe gjendja, ndaj dhe alarmi ushtarak i shtetit të Zvicrës për Kosovën,është një paralajmërim tejet serioz për situatën e nxehtë dhe konfiktuoze që po krijohet së fundi mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe më gjerë në rajon. Dhe për pasojë, gjendja e paqëndrueshme e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka detyruar shtetin zviceran që të kërkojë zgjatjen e misionit të forcave të saj paqeruajtëse në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe gjithashtu edhe rritjen e kapacitetit të tyre që ishte zvogëluar vit pas viti”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Madje sipas Qarrit, situata duhet të vlerësohet shumë serioze, sepse siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Federal i Qeverisë Zvicerane, kërkohet edhe të rritet numri i kontingjentit të ushtarëve nga 165 në 195, si dhe të zgjatet afati i misionit të tyre deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

“Prandaj edhe Kosova duhet të punoj më seriozisht në forcimin dhe përgatitjen e ushtrisë së vetë, për aq sa ka nevojë dhe mundësi të mbulesës buxhetore, sepse nga rreziku që vjen prej palës serbe, edhe reduktimi i trupave të NATO-së tani më është pushuar për një kohë. Për aq më tepër, në njoftimin e shtetit zviceran potencohet qartë se situata politike dhe ajo sigurisë në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit,vetëm sa është përkeqësuar, duke detyruar edhe NATO-në, që të braktis planin për përgjysmimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Ndaj dhe rritja e kapaciteteve ushtarake, planifikohet të bëhet duke filluar nga prilli i vitit 2021, ngase teksa flasin për situatën politike dhe të sigurisë, përmendin pikërisht përkeqësimin e raporteve Prishtinë-Beograd, që sipas tyre kanë quar në rikthimin e tensioneve dhe incidenteve mes të dy palëve”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, edhe pse Zvicra ka përjashtuar ndonjë veprim të drejtpërdrejtë provokues të Serbisë karshi Kosovës, ai thotë se ndërtimi i kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës gjithsesi duhet të vazhdon me një dinamikë më të përshpejtuar, ngase edhe ashtu në kohë jemi mbrapa. 

“Sado që konstatojnë se rreziku për një konflikt të ri të armatosur mund të jetë minimal, sepse sikur që potencohet në sqarimin e autoriteteve zvicerane, situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është e tillë që prania e KFOR-it të jetë e nevojshme për të garantuar stabilitet dhe siguri, edhe qeveria e Kosovës, qysh tani duhet të mendoj edhe më seriozisht për një proces më të përshpejtuar të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, jo vetëm numerikisht në njerëz, por edhe teknikisht dhe në pajisjet me mjete e armatim të karakterit operativ dhe të mbrojtjes aktive”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)