Edi Rama e pyet se kush është ai, por “thartohet” nga përgjigja e vajzës së vogël

  • 01 dhjetor 2019 - 23:10
Edi Rama e pyet se kush është ai, por “thartohet” nga përgjigja e vajzës së vogël

Kryeminstri Edi Rama edhe në mbrëmjen e sotme vizitoi në Tiranë familje të cilat u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit dhe shkuarjes në banesat ku po strehohen të prekurit nga tërmeti, Rama takoi edhe fëmijë e të moshuar duke shkëmbyer edhe shaka e batuta me to.

Duke takuar një vogëlushe, Rama e pyet nëse e njihte se kush ishte dhe ajo e ngatërron me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryeministri iu përgjigj vajzës së vogël se nëse ai ishte Veliaj atëherë ky i fundit do të ishte plaku i Vitit të Ri.

Dialogu me vogëlushen:

Rama: Më njef ti mu, kush jam unë?

vajza e vogël: Ti je Lali Eri

Rama: Unë jam Lali Eri-?-

Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra këto gjëra

Rama: Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush ësht ky, apo ky është plaku i vitit të ri?

(Kosova Sot Online)