“Vettingu zgjidhja e vetme”, kërkohet ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë

  • 02 dhjetor 2019 - 07:25
“Vettingu zgjidhja e vetme”, kërkohet ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë

“Për ta pasur një sistem efikas dhe të pa varur të sundimit të ligjit, kërkohet një VETTING i gjerë, shumë më i gjerë se në Shqipëri. Kjo gjendje përmirësohet vetëm duke zbatuar Vetingun dhe duke adresuar edhe përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurisë, ndryshe nuk shërohet ky sistem”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës , Muhamet Kelmendi duke parë gjendjen tepër të rëndë në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe ndikimin e thellë nga politika, kryesisht të nënshtruar ndaj klanit “Pronto”, thekson se pa një ndërhyrje të vendosur nga SHBA-të për të imponuar ligjin Vetting, asnjëherë nuk do të reformohet dhe as të pastrohet sistemi i drejtësisë nga argatët e politikës, nga ata që i ka instaluar aty klani “Pronto” dhe PDK-ja.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tërë sistemi i drejtësisë funksionon në bazë të dy grupeve të mëdha të interesit të udhëhequra nga Hashim Thaçi, si subjekt fendosës i gjyqtarëve dhe prokurorëve në një sistem të tillë. Kjo formë e vendosjes ka krijuar gjendje të rëndë. Tash kemi edhe aktgjykime tmerrësisht jo reale, ose fare nuk kemi aktgjykime. Edhe prokuroria bënë padi të pa faktuara duke i lënë përgjegjësit pa padi dhe duke vepruar sipas interesave të tyre”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, ana tjetër e errët e kësaj medalje është linja e qëllimshme e lëndëve të pa zgjidhura, qoftë për ta dëmtuar palën, qoftë për ta shpëtuar grupin e caktuar kriminal të interesit, që është në shërbim të politikës.

“Nëpër gjykata ka raste e raste të pazgjidhura. Ato që zgjidhen janë tërësisht në s’përputhje me ligjin dhe në kundërshtim me faktet. Fillon kjo nga prokuroritë të cilat bëjnë padi të pa faktuara dhe harxhime të mëdha për rastet e urdhëruara nga politika dhe grupet informale ekonomike e politike. Kemi raste të shumta të pa zgjidhura që shkojnë në dhjetëra mija raste. Ato që zgjidhen janë ose krejtësisht të thjeshta ose janë raste nga të cilat nuk ka interes politika prej tyre. Prandaj kjo gjendje e mjerueshme në sistemin e drejtësisë tregon se duhet një VETTING gjithëpërfshirës. Por duhet gjithashtu pasur parasysh që këtë proces VETING-u nuk mundë ta qon përpara politika aktuale pa një ndihmë dhe udhëheqje të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja dhe BE-ja”, shtoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Derisa nuk ndodhë një proces i tillë, sipas Kelmendi është e kotë që në Kosovë të flitet për shtet ligjor.

“Shteti ligjor nuk ndërtohet kur politika dhe mafiozët ekonomik dhe oligarkët e caktojnë prokurorin, policin, gjyqtarin apo edhe subjektet tjera të luftës kundër krimit. Tash jemi në situatë kur qartë po shihet dhe po konstatohet se si klani Pronto, më një hise edhe të LDK-së, kaherë e kanë krijuar sistemin e tillë. Prandaj e kemi këtë gjendje ku i tërë vendi është i mbushur me korrupsion dhe krim, ndërsa askush nga struktura e larte nuk përgjigjet. Të gjithë që punojnë nëpër prokurori, nëpër gjykata dhe në sistemin e luftimit të krimit vijnë kryesisht nga PDK dhe LDK. Prandaj edhe ky sistem karakterizohet me korrupsion, padrejtësi, anime dhe veprime tipike të larta antiligjore. Nuk ka prokuror, gjyqtar a ndonjë tjetër zyrtar në këtë sistem që nuk është pasuruar në përmasa enorme të larta, por pasuria e tyre nuk hetohet nga askush”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

KPK dhe KGJK, sipas Muhamet Kelmendit, janë organe tipike të klaneve politike dhe ekonomike të vendit, dhe nuk e zbatojnë ligjin, marrin paga koti.

“Informaliteti i ka kapur ato në përmasa të mëdha, ndonëse paguhen shumë dhe si super mena, por veprojnë edhe më tutje në kundërshtim ne ligjin. Cilin do që ta marrësh nga këto struktura ka pasuri të madhe. Ata kanë shtëpi dhe banesa, lokale dhe makina të shtrenjta. I kanë futur në punë të gjithë të afërmit e tyre dhe kudo sundojnë ashpër. Janë ndarë tërësisht nga shoqëria dhe jetojnë një jetë të veçantë në krahasim me popullin, derisa lëndët që kanë peshë për interesin e qytetarit ose biznesit të pa lidhur me politikën mbesin në pritje me decenie. Madje për të qenë skandali edhe më i madh, ose nuk zgjidhen fare ose zgjidhen me qëllim gabimisht, pa prova, sepse kështu u intereson bosëve që e kontrollojnë sistemin”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Kelmendit, është jetike për Kosovën që të merret dhe zbatohet modeli i Vetting-ut që po e zbaton edhe Shqipëria.

“Për ta pasur një sistem efikas dhe të pa varur të sundimit të ligjit, kërkohet një VETTING i gjerë, shumë më i gjerë se në Shqipëri. Kjo gjendje përmirësohet vetëm duke zbatuar Vetingun dhe duke adresuar edhe përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurisë, ndryshe nuk shërohet ky sistem”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)