Rrëzohet helikopteri i emergjencës në Francë, vdesin tre persona

  • 02 December 2019 - 09:16
Rrëzohet helikopteri i emergjencës në Francë, vdesin tre persona

Tre punëtorë të shërbimeve emergjente kanë vdekur pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzuar afër qytetit Marseille. Ata ishin nisur në një mision shpëtimi në Francën jugore, ku nga vërshimet kanë vdekur dy persona.

Helikopteri i tipit “EC145” e humbi kontaktin me radio dhe radar përderisa ishte në mision shpëtimi në rajonin Var të dielën në mbrëmje.

Tre punëtorët u gjetën të vdekur rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnatës afër qytezës Rove. Lajmin e konfirmoi përmes një deklarate ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner.

Autoritetet  tashmë i kanë nisur hetimet për t’i zbuluar rrethanat e rrëzimit të këtij helikopteri.

“Përderisa Franca po përgatitet sot që t’i nderojë 13 ushtarët që vdiqën duke i shërbyer asaj, vendi ynë i humbi tre heronj që e dhanë jetën për t’i mbrojtur francezët”, thuhet në deklaratën e ministrit Castaner.

Ndryshe, dy persona vdiqën të dielën nga vërshimet pranë bregdetit jugor të Francës, rajoni i cili u godit nga reshje të reja të shiut, një javë pas motit ekstrem që i shkaktoi gjashtë viktima, shkruan “The Guardian".

(Kosova Sot Online)