Haradinaj homazhe te varri i Rugovës – ende optimist që lajmi për vizat do të jepet këtë muaj

  • 02 December 2019 - 10:27
Haradinaj homazhe te varri i Rugovës – ende optimist që lajmi për vizat do të jepet këtë muaj

Derisa shteti francez vazhdon të deklaroj se Kosova duhet të jap rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të besoj se liberalizimi i vizave do të ndodhë në këtë dhjetor.

Haradinaj, është ende i bindur që kosovarët lajmin për liberalizmin e vizave do ta marrin para krishtlindjeve. Deklaratë të njëjtë për vizat, Haradinaj kishte dhënë edhe në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto komente, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i dha pas homazheve dhe kurorave me lule që i bëri pranë shtatores së e  ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

E data për liberalizimit të vizave ishin dhënë nga të gjitha qeveritë madje qeveria në largim e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj  si datë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës e pati përmendur edhe fundin e vitit 2018 dhe qershorin e këtij viti.

(Kosova Sot Online)