Shembja e ndërtesave nga tërmeti tragjik, Prokuroria regjistron çështjen penale, ja dy akuzat që hetohen

  • 02 December 2019 - 11:01
Shembja e ndërtesave nga tërmeti tragjik, Prokuroria regjistron çështjen penale, ja dy akuzat që hetohen

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar çështjen penale pas tërmetit të datës 26 Nëntor, ndaj ndërtuesve, inxhinierëve dhe zyrtarëve publikë.

Dy veprat penale janë “Ndërtim pa leje” për shtesat apo ndërhyrjet që mund të jenë bërë në ndërtesat e dëmtuara si dhe “Shpërdorim detyre” për zyrtarë dhe inspektorë të ndërtimeve pas tërmetit të parë të fortë të 21 shtatorit.

“Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, njofton Prokuroria e Durrësit.

(Kosova Sot Online)