Haradinaj: Përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci, janë bazament i shtetit të Kosovës

  • 02 December 2019 - 11:08
Haradinaj: Përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci, janë bazament i shtetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën me rastin e ditëlindjes së tij. Sipas Haradinajt, përpjekjet e Rugovës për liri e demokraci, janë bazament i shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës për herë do ta nderojnë “liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore”.

“Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, ka shkruar Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)