Vdes në QKUK i aksidentuari në rrugën Uglar – Malishevë

  • 02 December 2019 - 12:35
Vdes në QKUK i aksidentuari në rrugën Uglar – Malishevë

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në rrugën Uglar – Malishevë, në Gjilan, ndërkaq si pasojë e këtij aksidenti, të dielën në QKUK ka vdekur një person i cili kishte marrë lëndime të rënda.

Rasti ka ndodhur të shtunën, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)