Vjen thirrja: Ja pse Edi Rama duhet t’i kërkojë falje Kosovës

  • 02 December 2019 - 13:01
Vjen thirrja: Ja pse Edi Rama duhet t’i kërkojë falje Kosovës

“Sipas kësaj Kryeministri Shqiptar, Edi Rama duhet që publikisht ti kërkoj falje Kosovës, popullit dhe udhëheqësve politik e institucional Kosovar, dhe mos të merret me Kosovën. Sepse Kosova qe nga viti 1999 de fakto është shtet i pa varur dhe ka zot njerëzit e vetë që e udhëheqin, plus me vulosje të pavarësisë në vitin 2008 i ka thënë Serbisë: përfundimisht jeni të larguar përjetësisht nga ne dhe s’ka më kthim mbrapa”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Dardan Grapci ka reaguar pas provokimeve të fundit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndaj përfaqësuesve politikë të shtetit të Kosovës, pas kundërshtimit të hapur të këtyre të fundit për marrëveshjen e Mini Shengenit.

“Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, kishte deklaruar Edi Rama duke përqeshur politikanët e Kosovës të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm projektin për Mini Shengenin.

Image
Dardan Grapci

Lidhur me këtë sjellje të kryeministrit të Shqipërisë, sipas Grapcit, Edi Rama e ka treguar dyfytyrësinë e tij me këto deklarata skandaloze, dhe si një Kryeministër i Shqipërisë që është ai duhet të ketë vetëdijesim, e jo të flet për Kosovën dhe kundër Kosovës.

“Do të ishte mirë që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vetëm ta ja qetë gishtin kokës së vetë dhe të mendohet 5 minuta duke i thënë vetes: a do kisha pranuar unë si një shtetas i Kosovës të bashkëpunoj përsëri me armikun siç është Serbia, duke e ditur që na kanë vrare, dhunuar dhe sunduar me vite, duke na ndaluar edhe shkollimin në gjuhën shqipe, duke i marrë institucionet kryesore mbi vete etj?. dhe kur ta mendon këtë e shumë gjëra tjera, do e kishte kuptuar arsyen pse Kosova nuk dëshiron të jetë as pjesë e Mini Shengenit rajonal”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci por kërkon nga Edi Rama që t’i rishikojë ato qëndrime, dhe t’i kërkon falje popullit dhe partive politike kosovare.

“Sipas kësaj Kryeministri Shqiptar, Edi Rama duhet që publikisht ti kërkoj falje Kosovës, popullit dhe udhëheqësve politik e institucional Kosovar, dhe mos të merret me Kosovën. Sepse Kosova qe nga viti 1999 de fakto është shtet i pa varur dhe ka zot njerëzit e vetë që e udhëheqin, plus me vulosje të pavarësisë në vitin 2008 i ka thënë Serbisë: përfundimisht jeni të larguar përjetësisht nga ne dhe s’ka më kthim mbrapa”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci thotë se politikanët e Kosovës nuk duhet të bien në grackën e provokimeve dhe të paditurisë me të cilën po sillet Edi Rama ndaj Kosovës, sepse me kalimin e kohës, Rama do të mbetet vetëm.

“Unë vetëm do të apeloja te të gjithë përfaqësuesit politik të Kosovës dhe krerët e shtetit, duke filluar nga Presidentit Thaçi, Kryeministri Haradinaj në detyrë, deri te kryeministri i ri në ardhje Albin Kurti dhe të tjerët politikan njëri pas tjetrit, që të mos bien pre e provokimeve të Edi Rames dhe Vuqicit, sepse në fund Edi Rama do mbetet vetëm për vetëm thjeshtë një patriot me të brendshme, kur Serbia do ta tradhton dhe do të provon ta merr përsipër, nën sundim edhe Shqipërinë siç e ka marrë dikur Kosovën”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)