Kurti shkon në Kuvend për takim me Mustafën: Shpresojmë të arrijmë marrëveshje

  • 02 December 2019 - 13:59
Kurti shkon në Kuvend për takim me Mustafën: Shpresojmë të arrijmë marrëveshje

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak pritet të arrijë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, për të nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

I pyetur nga gazetarët se a do të ketë marrëveshje sot, ai ka thënë se për këtë arsyeje janë aty.

Ndryshe, pak minuta më parë, Kurti para selisë të VV-së tha se sot do të vazhdojnë bisedimet për kabinetin qeverisë, shpresojmë që do të arrijmë marrëveshjen për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.

Në fund, vijnë emrat për ministri, ka deklaruar Kurti.

Takimi LDK-VV do të ndodhë në ora 14:00.

(Kosova Sot Online)