Nis takimi Kurti – Mustafa, sot synohet arritja e marrëveshjes

  • 02 December 2019 - 14:21
Nis takimi Kurti – Mustafa, sot synohet arritja e marrëveshjes

Ka filluar në Kuvend të Kosovës, takimi në mës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion.

Takimi që po mbahet në Kuvend, ka mledhur sot dy liderët e partive, Albin Kurtin e Isa Mustafën.

Shkurtimisht i pyetur nga mediat, Kurti tha se sot janë mbledhur për të arritur marrëveshje.

Nga LDK nuk kanë folur para gazetarëve, megjithatë, pak më parë Isa Mustafa i kishte mbledhur në seli të partisë, nënkryetarët.

(Kosova Sot Online)