Çfarë po ndodh? Shtyhet intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

  • 02 December 2019 - 14:37
Çfarë po ndodh? Shtyhet intervistimi i Kadri Veselit në Hagë

Është shtyrë intervisitmi i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar.

Por, nga kabineti i kryetarit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë është shtyrë. “Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, ka thënë  Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

(Kosova Sot Online)