Studentët e mjekësisë ndihmuan me mbi 1500 euro të prekurit nga tërmeti në Durrës

  • 02 December 2019 - 14:55
Studentët e mjekësisë ndihmuan me mbi 1500 euro të prekurit nga tërmeti në Durrës

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë grumbulluar mbi 1500 euro, 10 pako me veshmbathje dhe një pako ushqimore për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ky donacion është grumbulluar brenda vetëm një dite javën e kaluar dhe të njëjtat janë dorëzuar në pikën grumbulluese të Universitetit të Prishtinës nga ku janë shpërndarë për familjet e strehuara në Kosovë, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i cili është publikuar në QAS:

Duke shprehur falenderime per secilin qe ka kontribuar, ju njoftojme se shuma e mbledhur nga studentet e Fakultetit te Mjekesise dhe FSHMN, eshte donuar sot. 

Brenda dites se merkure, jane grumbulluar 1,544€, 10 pako me veshmbathje dhe 1 pako ushqimore. Pakot jane dorezuar ne piken grumbulluese te UP-se, e nga ketu jane shperndare per familjet e strehuara ne Kosove.

Ne jemi interesuar qe shumen e te hollave ta dergojme ne Shqiperi ose ne Prizeren (ku jane strehuar shume familje), duke shkuar si grup studentesh vullnetare ne kuader te Universitetit, per te ndihmuar edhe ne forma tjera. Por, nga rektorati na jane pergjigjur se ato familje tashme jane akomoduar dhe se nevojat per vullnetare jane permbushur poashtu.

Duke qene se ushqimi dhe veshmbathjet jane siguruar, shuma e të hollave eshte transferuar tek Fondacioni Fundjave Ndryshe, per te ndihmuar qe sa me shpejte te fillohet ndertimi e vendbanimeve te reja.

E falenderoj veçanërisht Kryetaren e Këshillit Studentor të FSHMN e cila ishte iniciatore e aktivitetit dhe shumë bashkëpunuese.

(Kosova Sot Online)