Si i la Ministria e Punëve të Brendshme pa arritur marrëveshje Albin Kurti me Isa Mustafën?

  • 02 dhjetor 2019 - 19:42
Si i la Ministria e Punëve të Brendshme pa arritur marrëveshje Albin Kurti me Isa Mustafën?

Isa Mustafa e Albin Kurti dolën pa marrëveshje nga takimi që supozohej se do ta bënte Kosovën me Qeveri. Media mëson se Mustafa bëri kërkesën e parë, të cilën Vetëvendosje nuk po mund ta pranojë. Duhet dorëzimi i VV’së para kërkesës së Mustafës, i cili në negociata ka arritur të marrë edhe postin e kryeministrit, ose tërheqja e LDK’së përballë opozitarëve të përhershëm.

Historia shpresëdhënëse për një marrëveshje mes Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet dhe LDK’së përfundoi me daljen e Albin Kurtit me fytyrë të ngrysur nga takimi me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, të cilin Kurti pëlqen ta thërras “profesor”.

Nga aty, lideri i Vetëvendosjes, tha se takimi me profesorin përfundoi pa arritur marrëveshjen përfundimtare.

Kurti, që ishte shumë optimist që sot do të arrihej koalicioni, nuk tregoi pse nuk u morën vesh, por tha se negociatat me LDK’në do të vazhdojnë.

Por, çka e bëri të pamundur që dy liderët deri dje opozitarë, sot të formonin qeverinë e re?

Media mëson se Mustafa me kërkesën e parë ua la në fyt Vetëvendosjes negociatat për krijimin e Qeverisë.

Dy partitë janë marrë vesh për 12 ministri. Dy nga to u takojnë minoriteteve e 10 janë në duart e dy partive që bashkë kanë 57 deputetë. Burime brenda VV’së tregojnë se LDK’ja nisi me kërkesë për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

(Kosova Sot Online)