Sot publikohen rezultatet e testit PISA

  • 03 December 2019 - 07:56
Sot publikohen rezultatet e testit PISA

Faqja zyrtare e testit ndërkombëtar PISA ka paralajmëruar se rezultatet e vlerësimit të vitit 2018,  bëhen publike sot.

Kjo është paralajmëruar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media.

Rinor Qehaja, si drejtor i  Ed Guard, një instituti që merret me fushën e arsimit, vlerëson se rezultatet e mira nuk vijnë nga përgatitja e momentit, apo mbajtja e testeve pilot që i kishte organizuar ministria e arsimit.

Ai thotë se sivjet nuk do të ketë lajme të mira nga ky testim.

Ndryshe, testimit ndërkombëtar PISA i janë nënshtruar 211 shkolla nga e gjithë Kosova dhe kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës.

(Kosova Sot Online)