Hajni grabit këmbimoren dhe klientin në Prishtinë

  • 03 December 2019 - 09:30
Hajni grabit këmbimoren dhe klientin në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ditën e djeshme rreth orës 16:55 një person i panjohur është futur në një këmbimore në Prishtinë dhe ka grabitur të hollat nga arka.

I njëjti i ka grabitur edhe 100 euro të holla nga klienti mashkull K-Shqiptar i cili gjendej brenda në këmbimore.

Nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)