I mituri nga Prishtina i vjedh 450 euro, arrestohet

  • 03 December 2019 - 10:02
I mituri nga Prishtina i vjedh 450 euro, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar të mitur në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur 450 euro.

Rasti sipas policisë, ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” të kryeqytetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Prishtinë 29.11.2019 – 16:35. Lidhur me rastin me 02.12.2019 është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur), pasi që i njëjti ditë më parë nga viktima mashkull K-shqiptar kishte vjedhur 450 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur.

(Kosova Sot Online)