Kosova prapë ndër vendet e fundit në PISA

  • 03 December 2019 - 10:06
Kosova prapë ndër vendet e fundit në PISA

Kosova prapë është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018.

Sipas rezultateve të OECD lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.

Kosova, ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet.

Kosova është në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62.

Vendin e parë e mbanë Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.

Në ora 11 ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi pritet ti shpallë rezultatet e PISA-s në një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)