Edhe një vajzë e mitur shtatzënë shtrihet në QKUK

  • 03 December 2019 - 10:47
Edhe një vajzë e mitur shtatzënë shtrihet në QKUK

Një vajzë e mitur është shtrirë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi është në pritje të fëmijës.

Policia ka bërë të ditur se e mitura ka bashkëjetuar në Ferizaj me një person, ndërkaq rasti po cilësohet si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

“Raportohet se viktima femër (e mitur) ashkalike shtetase e Shqipërisë, ishte e shtrirë në QKUK në repartin gjinekologjik për të lindur fëmijë dhe se që dy vjet ishte duke bashkëjetuar në Ferizaj me të dyshuarin mashkull ashkali shtetas i Shqipërisë”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, bëhet e ditur se e mitura është në gjendje shëndetësore stabile, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)