“Mendova se ishte ujk”/ Qëllohet me armë zjarri bariu

  • 03 December 2019 - 12:47
“Mendova se ishte ujk”/ Qëllohet me armë zjarri bariu

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Ksamil të Sarandës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku i plagosur ka mbetur Shyqyri Saliaj, 73 vjeç. Bëhet me dije se ai është plagosur nga një bari tjetër gjatë kohës që ruante lopët.

I plagosuri e ka pyetur autorin se përse e ka qëlluar, ndërsa autori është përgjigjur: “Mendova se ishe ujk!”

Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një plagosje aksidentale, megjithatë policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

(Kosova Sot Online)