Zbardhen arsyet: Ja pse Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar në Evropë

  • 03 December 2019 - 14:41
Zbardhen arsyet: Ja pse Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar në Evropë

“Askush nuk mundë ta demanton të vërtetën që po e shohim të gjithë ne, në jetën e përbishtmë, në punën e të gjitha institucioneve kryesore. Pra është pikërisht dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit arsyeja kryesore pse vendi ynë mbetet edhe më tutje i izoluar, në krahasim me rajonin. Kjo gjendje do të vazhdon të mbetet kështu edhe për sa kohë prokurorët dhe gjykatësit i emëron vetëm klani “Pronto”, kështu që me këtë situatë në Kosovë nuk do të ketë sundim të ligjit”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike dhe të fushës së të drejtës në Kosovë, po e konsiderojnë politikën e deritanishme që e ka udhëhequr shtetin, fajtorin kryesor për mbetjen e Kosovës si shteti më i izoluar në rajon dhe në Evropë, pasi nuk është treguar asnjëherë vullnet serioz për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kështu tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik dhe njohësi i fushës së të drejtës, Bislim Aliu.

Image
Bislim Aliu

“Në shoqërinë e re kosovare, që ka filluar të ndërtohet si realitet i ri demokratik, që nga pas lufta e deri më sot, krimi dhe korrupsioni po mbeten pengesat kryesore të zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës. Gjatë periudhës së administrimit ndërkombëtar, zyrtarët e institucioneve të përkohshme ia hedhin fajin rolit që kanë pasur ndërkombëtarët në këtë fushë, mirëpo e vërteta doli në sheh pas shpalljes së pavarësisë. Tash po bëhen 12 vjet në pavarësi dhe akoma gjendja mbetet më alarmante se sa kur i kishim në bashkë administrim të Kosovës edhe ndërkombëtarët të cilët e kishin fjalën kryesore të vendosjes në fushat bazike të fillimit të ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës”, shtoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, me shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës, dhe largimin e faktorit vendimmarrës ndërkombëtar, e vërteta doli krejtësisht në shesh, pasi Kosova në vend se të ecën përpara drejtë integrimit më të shpejtë në BE, po vazhdon të ngecë e të izolohet në pikën zero.

“Pikërisht pse krimi dhe korrupsioni mbeten të instaluara në çdo shtyllë të shtetit, në të gjitha nivelet e pushtetit, dhe nuk ka guxim të merret askush seriozisht me luftimin e këtij fenomeni. Askush nuk mundë ta demanton të vërtetën që po e shohim të gjithë ne, në jetën e përbishtmë, në punën e të gjitha institucioneve kryesore. Pra është pikërisht dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit arsyeja kryesore pse vendi ynë mbetet edhe më tutje i izoluar, në krahasim me rajonin. Kjo gjendje do të vazhdon të mbetet kështu edhe për sa kohë prokurorët dhe gjykatësit i emëron vetëm klani “Pronto”, kështu që me këtë situatë në Kosovë nuk do të ketë sundim të ligjit”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, derisa ata marrin paga të majme, nga më të lartat në rajon, është vetëm lidhja kriminale me klanin ‘Pronto’, ajo që nuk i lejon prokurorët dhe gjyqtarët të jenë në krye të detyrës për t’ia luftuar krimin.

“Asgjë nuk po i pengon tjetër prokurorët dhe gjyqtarët që ti mbështesin me shpatulla për muri mafio-oligarkët që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit dhe janë urdhërdhënës të çdo vendimi me pasoja ekonomike, politike e sociale për vendin, përveç udhëzave që marrin nga shefat e tyre e që ata janë shefat e klanit Pronto”, përfundoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)