Bjen bora e parë në Prishtinë, nis të zbardhë vendin

  • 03 December 2019 - 14:47
Bjen bora e parë në Prishtinë, nis të zbardhë vendin

Bora e parë për këtë sezonë të dimrit ka filluar të bjerë edhe në Prishtinë.

Prishtina ka filluar të zbardhet nga bora që ka filluar të bjerë me intensitet më të lartë në orët e pasdites.

Për ditën e sotme është parlajmëruar se do të ketë rreshje të borës në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në disa vende madje edhe një shtresë ka mbuluar gjithë qytetin.

Temperaturat e ditës së sotme pritet të jenë nga -4 minimalja deri në +2 maksimale.

(Kosova Sot Online)