Pesë vetura përfshihen në një aksident përgjatë magjistrales Pejë-Prishtinë

  • 03 dhjetor 2019 - 20:20
Pesë vetura përfshihen në një aksident përgjatë magjistrales Pejë-Prishtinë

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka ndikuar në gjendjen në komunikacion.

Shumë nga shoferët duket se janë zënë të papërgatitur nga rreshjet e para të borës.

Në këto pamje të dërguara në redaksinë tonë shihet se si pesë vetura janë aksidentuar në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër fshatit Komoran të Drenasit.

Nuk raportohet për të lënduar. 

(Kosova Sot Online)