Tërmeti i solli në Kosovë, lindin fëmijë dy nënat nga Durrësi

  • 03 dhjetor 2019 - 20:22
Tërmeti i solli në Kosovë, lindin fëmijë dy nënat nga Durrësi

Në Spitalin e Prizrenit, dy gra nga Durrësi sollën në jetë dy fëmijë. 

Nuk e kishte menduar se fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në qytetin e Prizrenit.

Por, tërmeti i 26 nëntorit e detyroi Manushaqe Hodën nga Durrësi, të nisej drejt Kosovës.

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo qëndroi deri të hënën në mëngjes në ish kampin ushtarak ku janë strehuar të ardhurit nga Shqipëria.

Për t’u shtrirë pastaj në spital, ku dhe solli në jetë të birin e saj.

Por, tërmeti i Shqipërisë bëri që edhe një grua nga Durrësi të lind fëmijën në Prizren. Bëhet fjalë për Marena Selimin, 30-vjeçaren e cila po ashtu ditën e hënë, solli në jetë një djalë.

Derisa, familja e Marena Selimit po strehohet në një nga familjet në Prizren, Manushaqe Hoda 6 fëmijët e saj i ka në ish kampin ushtarak.

E për t’i vizituar këto dy nëna, të martën ne Spitalin Gjinekologjik të Prizrenit erdhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Menxhozi.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdijaj, tregoi pre gjë ndjen e pacientëve pas lindjes.

Në spitalin e Pejës, ditën e hënë gjithashtu ka ardhur në jetë një fëmijë, nga një nënë që tërmeti i 26 nëntorit e solli në Kosovë.

(Kosova Sot Online)