
Lexoni edhe:
Sinan Vllasaliu këngën e re ia kushton bashkëshortes së tij Teutes
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen.
“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca.
Sinan Vllasaliu këngën e re ia kushton bashkëshortes së tij TeutesLexoni edhe:
Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.
“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.
“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.
(Kosova Sot Online)