Ja kush thotë: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

  • 03 dhjetor 2019 - 22:34
Ja kush thotë: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK.

Haraqija ka thënë se si ka ardhur situata po të ishte ai në strukturat e LDK-së, do të sugjeronte që kjo parti të qëndronte në opozitë.

Image

Ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se megjithatë, është pozitive që VV dhe LDK kanë mbajtur disa takime për të harmonizuar programin.

Haraqija ka thënë se do të shihte mirë që në Kosovë të bëhen dy blloqe politike e që, sipas tij, Vetëvendosje duhej të bashkohej me PDK-në, ndërsa LDK-së t’i bashkoheshin anëtarësia e larguar e dikurshme dhe disa zyrtarë të lartë që tashmë janë në AAK.

Ai ka thënë në media se është e çuditshme se pjesa dërmuese e ankesave në PZAP kanë qenë nga Vetëvendosje, e që, sipas tij, ajo ka dashur ta vonojë procesin zgjedhor.

(Kosova Sot Online)