Mjeku i dehur në sallën e lindjes, nëna dhe foshnja vdesin pas operacionit

  • 04 December 2019 - 09:48
Mjeku i dehur në sallën e lindjes, nëna dhe foshnja vdesin pas operacionit

Jashtë sallës së lindjes ishte e gjithë familja, gati për të festuar ditën më të bukur në 22 vitet e jetës së Kaminiben Chanchiya, e cila do të sillte në jetë fëmijën që aq shumë e dëshironte.

Por brenda në sallën e lindjes po konsumohej një tragjedi. Mjeku P. J. Lakhanisi, u paraqit i dehur në momentin që nisi operacionin, duke e kthyer gjithçka në tragjedi.

Kur salla u hap, të afërmit po prisnin të gëzuar, por një mjek u paraqit me pamje funerali, për t’iu thënë se foshnja kishte vdekur dhe se gruaja kishte shumë hemorragji dhe ndodhej në gjendje kritike.

Më pas ndërsa hidhërimi dominonte kudo, mjeku u rikthye në sallë. Kaluan pak çaste, kur dera u rihap dhe nga aty doli një mjek tjetër i cili tha se Kambiben kishte ndërruar jetë, njëlloj si vogëlushja.

Ngjarja tragjike u konsumua natën mes të dielës dhe të hënës në spitalin e Sonawala, në qytetin e Botad, në Indi, ku mjeku P. J. Lakhanisi, u akuzua nga të afërmit e viktimë për neglizhencë, shkruan noa.al. Ai u arrestua pak pas ngjarjes, pasi u konstatua në gjendje të dehur.

Tashmë pritet autopsia e nënës dhe foshnjës, për të përcaktuar saktësisht shkakun vdekjes. Paraprakisht dyshohet se mjeku ishte aq i dehur, sa që nuk mund të çonte me sukses deri në fund një ndërhyrje të tillë.

(Kosova Sot Online)