Hajnat në Pejë me mjet shpërthyes demolojnë bankomatin e një banke

  • 04 December 2019 - 10:33
Hajnat në Pejë me mjet shpërthyes demolojnë bankomatin e një banke

Mëngjesin e sotëm disa persona të maskuar e me mjet shpërthyes i janë mësyrë një bankës në Pejë me qëllim që ta grabisin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës.

“Rreth orës 5:00  të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar  me  mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke”, thuhet në njoftimin e organeve të hetuesisë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet relevante policore janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

(Kosova Sot Online)