Zjarr në një shkollë në Podujevë, lëndohen dy persona

  • 04 December 2019 - 10:52
Zjarr në një shkollë në Podujevë, lëndohen dy persona

Në shkollën “Fan Noli” në Podujevë, persona të panjohur i kanë vënë flakën një pjese të parketit të sallës së sportit.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ndërkaq si pasojë e tymit, dy punëtorë të sigurimit të shkollës janë lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Podujevës për trajtim mjekësor, ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)