Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person si i dyshuar se ka shkaktuar aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Nga ky aksident ka mbetur një person ndërsa dy tjerë janë lënduar.Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatn Korreticë e lartë afër parkut të biznesit, ku i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)