Meta falënderon FSK’n e Policinë e Kosovës: Jemi krenar me ju

  • 04 December 2019 - 11:33
Meta falënderon FSK’n e Policinë e Kosovës: Jemi krenar me ju

Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, i cili la 52 viktima e 900 të lënduar,  presidenti shqiptar, Ilir Meta ka falënderuar pjesëtarët e FSK’së, Policisë e ekipeve të tjera nga Kosova që ndihmuan Shqipërinë gjatë kësaj kohe.

Meta i ka ndarë dekoratë njësiteve të kërkim shpëtimit të FSK’së, Policisë së Kosovës, ekipit të zjarrfikësve, ekipit të ekspertëve të Minierës së Trepçës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Meta u shpreh se FSK e Policia e Kosovës kanë qenë heronjtë të shpëtimit në ditët kur Shqipëria kishte përjetuar tragjedi.

“Kosova duhet të jetë krenare për FSK’në dhe Policinë e saj. Çdo kush do të ishte krenar për atë që keni bërë tek ne. Me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish. Ju shpëtuar shumë jetë, ndihmuat shumë banorë. Na u gjetët pranë në kohërat më të vështira. Iu shprehim mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet shembullorë. Me këtë ndihmë ju an dhatë forcë edhe ne të gjithëve. Unë shpreh mirënjohjeje për të gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar presidentin shqiptar për ndarjen e këtyre dekoratave.

(Kosova Sot Online)