IGJEUM bën bilancin e tërmetit të 21 shtatorit, më i forti në 40 vite. Po ai i 26 nëntorit?

  • 04 December 2019 - 11:45
IGJEUM bën bilancin e tërmetit të 21 shtatorit, më i forti në 40 vite. Po ai i 26 nëntorit?

Teksa vendi u godit nga një valë e re sizmike me 26 nëntor, instituti i Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit bëri bilancit e tërmetit të 21 shtatorit, duke e cilësuar atë si më të fortin e 40 viteve të fundit që goditi vendin.

Sipas buletinit që lëshoi IGJEUM gjatë muajit shtator, Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për vendin tonë sizmitetin të nivelit me të lartë në dekadat e fundit.

Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetit e Durrësit ML5.8, më 21 shtator, në orën 16:05 më orën lokale, që është dhe tërmeti me i fortë i 40 viteve të fundit. Ky është tërmeti me magnitude më të madhe që ka rënë mbas tërmetit të Shkodrës M6.9 ndodhur me 15 prill 1979.

Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 12 km në veri të qytetit të Durrësit. Gjat muajit shtator janë lokalizuar 120 tërmete me magnitudë që varion nga 1.1 në 5.8 (Richter), dhe më i forti me ML = 5.8 Rihter, 2 prej tyre me magnitudë ML> = 5.0 Richter, 8 prej tyre me ML> 4.0 dhe 45 prej tyre me ML>3.0 Rihter (Fig 2).

Prej tyre 56 kanë ndodhur gjatë ditës dhe 64 gjatë natës. Frekuenca më e madhe në nivelin e magnitudës 2.0 =< M < 4.0 me 99 tërmete. Numri mesatar i tërmeteve në ditë ishte 4 dhe maksimumi 31 tërmete (ose 25.8% e të gjithë tërmeteve të ndodhura) qe u regjistruan gjatë 22 Shtatorit, rrjedhoje e serive të pasgoditjeve të tërmetit te 21 Shtatorit (M5.8) të lokalizuara në zonën sizmogjenike të Durrësit, pjesë e brezit tërmetor gjatësor Adriatiko-Jonik.

Goditja kryesore u ndje me intensitet VII-VIII ballë (EMS-98) në një zonë brenda 15 kilometrave largësi nga epiqendra, VII ballë në qytetin e Tiranës, Krujës dhe Kavajës deri në distancës 30 km, me intensitet VI ballë (EMS-98) në qytetin në qytetin e Lezhë, Lushnjë dhe Ulqin; në një zonë deri 60 kilometra largësi, V ballë (EMS98) në qytetin e Vlore, Berat, Librazhde; Peshkopi dhe Pukë ne një zonë rreth 95-105 km, IV ballë ne qytetet Tepelenë, Korçë, Tetov dhe Niksic në një zonë rreth 150-160 km.

Thellësia mesatare 25 km dhe thellësi maksimale 74 km. 47 tërmete ose 40% kane thellësinë nga 25 – 38 km. Ky përqendrimi i 40% te tërmeteve në këtë nivel thellësie lidhet me serinë e goditjeve te 21 shtatorit, te cilët kishin thellësi te madhe, goditja kryesore ka thellësinë 29 km. Rreth 8 tërmete u ndjen nga popullsia e Shqipërisë. Tërmeti kryesor ML5.8 u ndje edhe jashtë në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Itali, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë.

(Kosova Sot Online)