Vjen ‘shuplaka’ e rëndë nga SHBA për Qeverinë në ikje dhe paralajmërimi për Albin Kurtin

  • 04 December 2019 - 12:04
Vjen ‘shuplaka’ e rëndë nga SHBA për Qeverinë në ikje dhe paralajmërimi për Albin Kurtin

“Me të vërtetë unë nuk e di se si nuk po turpërohen këta qeveritarët e deritanishëm, edhe këta në ikje, të cilët vazhdimisht janë kritikuar dhe etiketuar për zhvatje të shtetit e për korrupsion, me të gjitha format e mundshme të veprimit. Koha është që edhe ne dhe miqtë ndërkombëtar. Sikur është ambasadori amerikan Kosnett, të shohim se di do të na qeverisin tash këta partnerët e rinj të koalicionit LVV dhe LDK, edhe pse po shihet që nuk ka shpresë të shohim veprime konkrete para tremujorit të parë të vitit 2020”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka reaguar së fundi ndaj udhëtimeve të ndryshme të qeveritarëve të Kosovës jashtë vendit, pa ndonjë arsye të nevojshme, por që krijojnë kosto të madhe buxhetore për shtetin dhe shpenzimet nuk e arsyetojnë aspak interesin publik.

Udhëtimet që janë kritikuar nga Kosnett, por edhe nga Zyra kombëtare e Auditimit, kanë të bëjnë me lloj lloj takimesh të pa nevojshme, të tipit të seminareve e konferencave pa interes që organizohen jashtë vendit dhe implikojnë shpenzime buxhetore për shtetin. Prandaj kërkohet nga Qeveria e re që të mos e praktikojë këtë formë të punës të qeverisë në ikje.

"Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna – si strategjia dhe seancat e shkrimit – mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet qeveria e re për të njëjtën gjë edhe qeveria e re?”, ka shtruar pyetjen e tij ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Lidhur me këtë shqetësim serioz, analisti politik, Ragip Guraziu thotë se ky shqetësim i mikut amerikan është paralajmërim serioz për qeverinë në ardhje të koalicionit LVV-LDK, e që puna e saj do të monitorohet së afërmi, për të parë se sa do t’i përmbushin zotimet e tyre.

Image
Ragip Guraziu

“Kjo vërejtje e ambasadorit Amerikan është plotësisht e arsyeshme, mirëpo mbetemi të shqetësuar se si Qeveria e re po vonohet për t'i marrë frenat e shtetit në dorë sepse nuk kemi kohë për të humbur. Nuk duhet lejuar një boshllëk kaq të gjatë institucional që mundë ti kushtoj tepër shtrenjtë vendit nëse ballafaqohemi me ndonjë zhvillim të pa pritur që kërkon angazhimin e institucioneve të shtetit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, Vetëvendosje dhe LDK duhet sa më shpejtë që ta formojnë qeverinë e Kosovës.

“Ne tani kemi një qeveri që i ka mbetur akoma vetëm heja, qeveri në ikje, prandaj nuk duhet vonuar shumë partnerët e rinj të koalicionit LVV-LDK për ti marrë frenat e shtetit në dorë për formimin e Qeverisë së re. Dy subjektet politike,VV dhe LDK, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po zhagojnë pa kurrfarë arsyeje formimin e shpejtë të Qeverisë së re, e kjo zvarritje mundë ti kushton shtetit të Kosovës dhe qytetarëve”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Derisa zgjatet ku boshllëk institucional, sipas Guraziut edhe qeveria në ikje do të vazhdojë shpenzimin e buxhetit për çka do që i teket, vetëm që të përfitojnë edhe pak ditë grupet klienteliste të interesit.

“Jo rastësisht, ambasadori amerikan gjatë ditës së premte deklaroi se: "Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna, si strategjia dhe seancat e shkrimit, mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. Prandaj unë mendoj se qeveria e re duhet të angazhohet seriozisht për të njëjtën gjë, sepse jo vetëm gjatë këtij fundi të mandatit, po për plot dy vjet të qeverisjes së mbrapsht të koalicionit PAN, nuk janë ndalë udhëtimet e pa nevojshme jashtë vendit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Guraziu është shprehur se qytetarët janë lodhur duke dëgjuar lajme të përditshme se si pushtetarët dhe zyrtarët e të gjitha pushteteve po vazhdojnë të zhvatin buxhetin e shtetit në çdo mënyrë.

“E një ndër ato është nëpërmes udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, ku përveç shpenzimeve për ushqim e akomodim, paguajnë para të majme edhe për mëditjet personale, e të mos flasim për kontraktimin e objekteve të ndryshme, salla pune e hotele ku mbahen konferencat dhe seminaret, ato që mundë të organizohen nëse ka nevojë edhe këtu në institucionet tona. Me të vërtetë unë nuk e di se si nuk po turpërohen këta qeveritarët e deritanishëm, edhe këta në ikje, të cilët vazhdimisht janë kritikuar dhe etiketuar për zhvatje të shtetit e për korrupsion, me të gjitha format e mundshme të veprimit. Koha është që edhe ne dhe miqtë ndërkombëtar. Sikur është ambasadori amerikan Kosnett, të shohim se di do të na qeverisin tash këta partnerët e rinj të koalicionit LVV dhe LDK, edhe pse po shihet që nuk ka shpresë të shohim veprime konkrete para tremujorit të parë të vitit 2020”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)