Vendet më intriguese në botë, të mbyllura për vizitorët

  • 04 December 2019 - 13:06
Vendet më intriguese në botë, të mbyllura për vizitorët

Ka shumë vende intriguese në botë të cilat shumica prej nesh nuk do të kemi mundësi asnjëherë për t'i vizituar. Dhe për secilin prej tyre ka një arsye për një gjë të tillë.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, edhe pse vende të tilla në mënyrë të pashmangshme tërheqin vëmendjen e turistëve dhe aventurierëve, ato mbeten pothuajse krejtësisht të paarritshme.

Reserva Vale do Javari, Brazil e izoluar posaçërisht për të mbrojtur fiset indigjene

Fiset indigjene kanë banuar në xhungla të Amazonit për shumë shekuj. Fotot ajrore tregojnë ekzistencën e atyre që mbeten ende të paprekura nga bota e jashtme.

Në Reserva Vale do Javari ka rreth 14 fise që nuk kanë njohuri ose përvojë të botës së jashtme dhe mënyra e jetesës së të cilëve sillet rreth bujqësisë.

Studiuesit kanë zbuluar nja tetë fshatra të tjerë atje, duke i bërë ata të vlerësojnë se popullata e kombinuar e popujve indigjenë mund të jetë deri në 2000 veta. Për sigurinë e tyre dhe ruajtjen e mënyrës së tyre të jetesës, autoritetet ndaluan njerëzit të hyjnë në një zonë të pyllit të Amazonit, të barabartë me rreth 77,000 kilometra katrorë.

Klubi 33, New Orleans /Shoqëria sekrete e cila është e mbyllur për të gjithë të huajt

Në vitin 1967, Walt Disney themeloi një klub i cili mblodhi së bashku investitorë të famshëm, figura të shquara publike dhe politikanë nën një çati.

Ju kurrë nuk do të jeni të ftuar për të vizituar "Klubin 33", as askush që kalon nga dera e tij misterioze kurrë nuk do të gjejë ndonjë gjurmë sa i përket emrit të saj.

Thuhet se ka marrë këtë numër jo për numrin e anëtarëve që ka. Për ata që "digjen" nga kureshtja, mund të vizitojnë klubin nëse presin 14 vjet dhe paguajnë shumën fillestare prej 10,450 dollarë (për individët) ose 27,500 dollarë (për kompanitë). Përveç kësaj, çdo vit anëtarët individualë dhe të korporatave të klubit duhet të paguajnë përkatësisht 3,275 dollarë ose 6,100 dollarë për të mbajtur anëtarësimin e tyre.

Ishulli magnetik i Es Vedra - i mbyllur për të mbrojtur njerëzit nga efektet e energjisë të paparashikueshme

Ishulli shkëmbor i Es Vedrà është një nga ishujt në brigjet e Spanjës dhe thuhet se ka shkallën e tretë më të fuqishme të forcës gjeomagnetike në Tokë (e para dhe e dyta janë Trekëndëshi i Bermudës dhe Poli i Veriut).

Megjithatë, ishulli nuk ka asnjë depozitim metalik, duke u formuar tërësisht nga shkëmbi vullkanik.

Këtu, teknologjia dështon dhe ju nuk mund të besoni në busullën tuaj, për tu bazuar në drejtimin e vërtetë - shigjeta e saj do të lëvizë në mënyrë kaotike në drejtime të ndryshme.

Es Vedrà misterioze është e mbushur me legjenda dhe tregime tronditëse.

Qeveria spanjolle ka ndaluar njerëzit që të vizitojnë ishullin, duke deklaruar se ajo është një rezervë e natyrës.

Disa thonë se spanjollët lokalë herë pas here organizojnë ekskursione të paligjshme në ishull.

Por, e gjitha që ju mund të bëni ligjërisht është të vëzhgoni bregun e ishullit nga uji.

(Kosova Sot Online)