Thaçi udhëton në Berlin për të folur për dialogun me Serbinë

  • 04 December 2019 - 14:38
Thaçi udhëton në Berlin për të folur për dialogun me Serbinë

Zyra për komunikim me publikun e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se sot Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë ku do të flasë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi në Berlin do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Presidenti Thaçi në këtë konferencë do të jetë në panel me ish-ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)