Ndizet alarmi, paralajmërohen dështime të mëdha për Kosovën

  • 04 December 2019 - 17:25
Ndizet alarmi, paralajmërohen dështime të mëdha për Kosovën

“Sado që jam optimistë, këto lëvizjet e fundit politike janë goxha shqetësuese. Gara për Ministrinë e Drejtësisë! A do ta kenë seriozisht varet nga ajo se kush do ta drejtoj këtë ministri. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme do të jenë determinuese se a e kanë përnjëmend apo jo”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së të drejtës dhe ish kreu i Agjencionit Anti-Korrupsion në dy mandate, Hasan Preteni kërkon që qeveria e re e Kosovës të formohet pa vonesë nga partitë politike që fituan shumicën, dhe po bëjnë përpjekjet e fundit për lidhjen e koalicionit qeverisës.

Sipas Pretenit, fusha e sundimit të ligjit është beteja kyçe që e pret qeverinë e re, kurse partitë politike duhet t’i përmbushin zotimet e tyre të dhëna në fushatën elektorale për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Image
Hasan Preteni

Sipas Pretenit, sa më shumë që vonohet formimi i qeverisë së re, aq më shumë fillojnë të humbin shpresat për seriozitetin e partnerëve të rinj në qasjen e tyre kundër krimit dhe korrupsionit, në qasjen për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Shpresat po zbehen nga zhvillimet e fundit, përçarjet e mëdha për ndarjen e dikastereve qeverisëse mes LVV-së dhe LDK-së, prandaj shikuar nga ky kënd i vështrimit, çështja e sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, do të jetë beteja më e vështirë e për ç’kapjen e shtetit nga qeveria e mandatit të ri qeverisës, nëse kjo qeveri nuk krijohet shpejtë, me njerëzit më profesionistë në dikasteret ministrore, pa interesa politike dhe klienteliste”, tha Preteni. 

Mirëpo së fundi, Preteni thotë se ka dyshime të mëdha që premtimet e fushatës do të mbahen deri në fund edhe gjatë qeverisje, sepse gjerat kanë filluar të marrin kahje që nuk i kontribuon zhvillimit pozitiv.

“Sado që jam optimistë, këto lëvizjet e fundit politike janë goxha shqetësuese. Gara për Ministrinë e Drejtësisë! A do ta kenë seriozisht varet nga ajo se kush do ta drejtoj këtë ministri. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme do të jenë determinuese se a e kanë përnjëmend apo jo”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, nëse nuk ndërtohet një qeverie re, me objektiva shumë të qarta sa i takon trajtimit të fushës së sundimit të ligjit, atëherë gjithçka do të mbetet një improvizim i thjeshtë i cili e dërgon vendin drejtë dështimeve të reja.

“Një analizë e thjeshtë po më dërgon në drejtim të asaj se të gjitha këto lëvizjet, ngecjet, rritja e numrit të aktakuzave dhe zvarritjet tjera drejtë konstituimit të Qeverisë se re, të gjitha këto janë rezultat i mbetjeve politike dhe presionit që po i bëhet prokurorisë së shantazhuar. Qeveri e re duhet vjen me objektiva të qarta, me njerëz me integritet dhe rifillimin e furishëm të reformave dhe fuqizimit të sundimit të ligjit. Të gjitha tjerat janë improvizime dhe zvarritje të pajustifikueshme”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)