Haki Abazi thotë se tani është deputet i koalicionit LDK-VV

  • 04 December 2019 - 23:30
Haki Abazi thotë se tani është deputet i koalicionit LDK-VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se tani lirisht mund të quhet si deputet i koalicionit qeverisës LDK-VV.

Gjatë prezantimit moderatori i emisionit pa dashje iu referua Haki Abazit si deputet i LDK’së, gabim të cilin e rregulloi menjëherë.

Por Haki Abazi tha se nuk ka problem pasi që tani e konsideron vetën deputet të koalicionit LDK-VV.

Po ashtu gjatë gjithë emisionit, Abazi ka thënë se lidhja e një koalicioni qeverisës është thuajse gjë e kryer, dhe prezantimi i kërkesave nga ana e LDK’së është vetëm për të shikuar pozicionin e tyre në negociata. 

(Kosova Sot Online)