Skandali në PISA, vjen akuza: Ja Ministrat që e shkatërruan arsimin në Kosovë

  • 05 December 2019 - 07:30
Skandali në PISA, vjen akuza: Ja Ministrat që e shkatërruan arsimin në Kosovë

“Në mungesë të kompetencave profesionale dhe të integritetit moral, këta janë marre me ideoligjizimin e edukimit dhe të arsimit duke punësuar në edukim dhe arsim militantët partiake, duke i vendosur në vendet administrative menaxhuese dhe të udhëheqjes në arsim individët me lidhje partiake dhe nepotiste , të cilët po ashtu kanë qenë njerëz inkompetent dhe pa integritet personale dhe pa aftësi dhe shkathtësi administrative, menaxhuese dhe udhëheqëse. Për personat e këtillë nuk vlejnë normat kushtetuese, ligjore, normative dhe morale, andaj kanë mbështetur shkeljet ligjore duke rrënuar kështu themelet e shtetit ligjor”, tha Hyseni për “Kosova Sot Online”.

Bazuar në gjithë ecurinë e zhvillimit të arsimit në Kosovën e pas luftës, përfshirë këtu të gjitha nivelet e me në theks të veçantë edhe duke analizuar raportin e fundit të PISA-s për Kosovën, eksperti i fushës së arsimit, Halim Hyseni ka thënë për “Kosova Sot Online“ se emërues i përbashkët është dështimi i plotë, dhe përfundimisht i pa riparueshëm për gjeneratën që e kanë kaluar këtë përudhë të dy dekadave të fundit.

E krejt ky dështim sipas Hysenit, duhet t’i faturohet Ministrave të këtij sektori, që nuk kanë qenë asnjëherë përzgjedhje profesionale, por vetëm politike.

Image
Halim Hyseni

“Dështimet në arsimin e Kosovës janë produkt i shumë rrethanave dhe i faktorëve të shumtë të tjera, por faktori kryesor ka qenë dhe është inkompetenca dhe mungesa e integritetit profesional dhe etik i ministrave të arsimit nga viti 2000 deri me sot. Për ministra zakonisht janë caktuar militantet partiake të cilët në mungese të njohurive, përvojave të avancuara nga praktike profesionale të fushës së edukimit dhe e arsimit, nuk kanë mundur të krijojnë vizione zhvillimore, nuk kanë mundur të gëzojnë autoritet racional të bazuar në dije të thella dhe në etikë të lartë si dhe në tipare deontologjike , nuk i kanë poseduar shkathtësitë e udhëheqësve të shekullit XXI ( janë 25 shkathtësi të listuara) që do të thotë se janë të domosdoshme”, tha Hyseni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hysenit, këta nuk kanë mundur të kenë ndikim në opinionin edukativ dhe arsimor.

“Edhe nuk kanë qenë, edhe ky i fundit që është me profesion të kontabilistit, nuk kanë mundur të jenë lider të ndryshimeve dhe të transformimeve imediate në arsim. Kjo ka bëre që këta të mos jenë të vetëdijshëm as për rolin e tyre e as për rëndësinë e edukimit për të ardhmen e kombit dhe të shtetit. Ministrat e këtillë në vend se të shndërrohen në forca të fuqishme të transformimeve pozitive, janë shndërruar në forca të shkatërrimit të edukimit dhe të arsimit dhe të erozionit moral në këtë fushë më të rëndësishme të species njerëzore”, theksoi Hyseni për “Kosova Sot Online”.

Në pozitën e ministrit, sipas Hysenit kanë ardhur kryesisht militantët ekstrem të partive politike, jo të zgjedhurit nga struktura profesionale të fushës së arsimit.

“Në mungesë të kompetencave profesionale dhe të integritetit moral, këta janë marre me ideoligjizimin e edukimit dhe të arsimit duke punësuar në edukim dhe arsim militantët partiake, duke i vendosur në vendet administrative menaxhuese dhe të udhëheqjes në arsim individët me lidhje partiake dhe nepotiste, të cilët po ashtu kanë qenë njerëz inkompetent dhe pa integritet personale dhe pa aftësi dhe shkathtësi administrative, menaxhuese dhe udhëheqëse. Për personat e këtillë nuk vlejnë normat kushtetuese, ligjore, normative dhe morale, andaj kanë mbështeturr shkeljet ligjore duke rrënuar kështu themelet e shtetit ligjor”, shtoi eksperti i fushës së arsimit, Halim Hyseni për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, me veprimet e këtilla të kundërligjshme, sipas Hysenit këta e kanë stimuluar krimin, abuzimet financiare, korrupsionin dhe zhvatjen.

“Degradimet më të mëdha në arsim kanë ndodhur në katër vitet e fundit. Veçmas edukimi dhe arsimi kanë degraduar në këto dy vitet e fundit. Për këtë degradim të tmerrshëm janë rezultatet e PISA-as, për çka qe tri vite pa ndërprerë kam paralajmëruar se edukimi dhe arsimi janë në agoni të thellë”, përfundoi Halim Hyseni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)