Kryeministri bullgar tallet keq me Vuçiq e Putin: Ne nuk jemi Serbia, ejani e binduni vetë

  • 05 December 2019 - 08:17
Kryeministri bullgar tallet keq me Vuçiq e Putin: Ne nuk jemi Serbia, ejani e binduni vetë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ishte i zemëruar me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili kishte deklaruar se ishte Bullgaria përgjegjëse për zvarritjen e projektit të tubacionit të gazit nga Turqia. Putin i zë për të madhe bullgarëve po ashtu besnikërinë ndaj NATO’s dhe BE’së tha Boris po ashtu, haptas sfidues ndaj Putin

“Bullgari respekton procedurat e BE’së. Ne nuk jemi Serbia, as Rusia e as Turqia. Ne kishim respektuar procedurat e tenderët të cilat i aprovoi komisioni europian” tha Borisov për BTV.

Sipas kryeministrit bullgar Borisov, me siguri disponon me informacion të vjetërsuar kur bëhet fjalë për tubacionin e gazit nga Turqia.

“Ne kemi mihur gati 150 kilometra, po vendosen tubacionet dhe ndërtimi po vazhdon” tha Borisov, duke theksuar se së bashku me ministrin serb të energjetikës kanë vizituar një pjesë të tubacionit.

Borisov ishte mjaft i drejtpërdrejt edhe ndaj Putin e tha se mund të vjen e të vërtetohet vetë rreth punimeve.

“Jen i të mirëseardhur e të shkojmë e të shohim se me çfarë shpejtësie po kryhen punimet. Mesatarja e ndërtimit është pesë kilometra në ditë, filluam vonë pasi duhej kaluar shumë procedura. Po të ishim Serbia e Turqia eksportuesi do të zgjidhej pa tender.” vlerësoi ai.

(Kosova Sot Online)