Prishtinasit ia vjedhin hajnat veturën

  • 05 December 2019 - 09:23
Prishtinasit ia vjedhin hajnat veturën

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person ka lajmëruar policinë pasi që të njejtit persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën.

Sipas tij, vetura ishte e parkuar në rrugën “Zagrebi”, derisa, në veturë ai kishte pasur edhe dokumentet.

Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Rr. Zagrebi, Prishtinë, 04.12.2019-05:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur  i është vjedhur vetura e tij e tipit VË ngjyrë e bardhë me targa vendore  e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e lartcekur, ku në veturë kishin qenë edhe dokumentet e saj. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)