Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se kreu vjedhje në një pastiqeri

  • 05 December 2019 - 09:32
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se kreu vjedhje në një pastiqeri

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Prishtinë, një të dyshuar për vjedhje.

Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur pasi që personi dyshohet se ka vjedhur në një pastiqeri.

Gjatë kontrollit atij i kanë gjetur një cantë të zezë, një palë doreza, një maskë të zezëm dara për prere të shufrave të metalit, pajisje të tjera si një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishin vjedhur në lokalin e lartcekur.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Garibaldi, Prishtinë 04.12.2019 – 05:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer  vjedhje në një pastiqeri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur: një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)