Kapet me drogë një person në Viti

  • 05 December 2019 - 09:34
Kapet me drogë një person në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Komunën e Vitisë një person pasi që të njejtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substance të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.4 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, kanë njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)