Burri nga Vitia e rreh gruan, e bën për spital

  • 05 December 2019 - 09:37
Burri nga Vitia e rreh gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në fshatin Remnik të komunës së Vitisë një person pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila kishte pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore. Rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Remnik, VIti 04.12.2019 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e  tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, bëri të ditur policia.

(Kosova Sot Online)