Sot intervistohet ish-ushtari i UÇK-së nga Gjykata Speciale

  • 05 December 2019 - 10:06
Sot intervistohet ish-ushtari i UÇK-së nga Gjykata Speciale

Sot, prokurorët e Speciales do ta intervistojnë një ish-ushtar të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Demush Laçin që ftesën për t’u paraqitur para zyrave të prokurorisë e kishte marrë më 12 nëntor.

Lajmin për intervistim e ka dhënë vetë Laçi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë

Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Faleminderi që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prap besoj se ;

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!.

(Kosova Sot Online)