Ngjarje e rëndë, vëllai përdhunon motrën minorene

  • 05 December 2019 - 10:36
Ngjarje e rëndë, vëllai përdhunon motrën minorene

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, ku raportohet se një 19-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar motrën e tij.

I riu me inicialet S. F., dyshohet se më datë 3 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me te motrën 16-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes.

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.

(Kosova Sot Online)