1 minutë heshtje në parlamentin shqiptar për 51 viktimat e tërmetit

  • 05 December 2019 - 10:53
1 minutë heshtje në parlamentin shqiptar për 51 viktimat e tërmetit

Seanca plenare, e para pas situatës së krijuar nga katastrofa natyre e tërmetit të 26 nëntorit ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 51 qytetarëve që humbën jetën në gërmadha.

“U prefshin në paqe” u shpreh kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Më tej ai bëri një rezyme në lidhje me kërkesat për ndihmë të bëra ndaj shteteve në Evropë dhe jo vetëm.

(Kosova Sot Online)