LDK thotë Vetëvendosje duhet ta thërrasë takimin e ri

  • 05 December 2019 - 16:27
LDK thotë Vetëvendosje duhet ta thërrasë takimin e ri

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, pas mbledhjes që thirri kryetari Isa Mustafa me nënkryetarët e partisë, tha se koalicioni me Vetëvendosjen është moment historik që qytetarët e duan.

Osmani gjithashtu u shpreh optimiste se marrëveshja që ka filluar qysh nga shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit që i nxori si dy partitë e para.

“Takimin duhet thirrur nga Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë. Jam optimiste që marrëveshja do të bëhet do të jetë balancuese”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se marrëveshja është moment historik, pasi qytetarët e duan koalicionin LDK – VV.

“Ështç moment historik sepse qytetarët e duan koalicionin VV-LDK. Takimet duhet të zhvillohen me respekt të ndërsjellë dhe fushatat linçuese duhet të ndalen”.


(Kosova Sot Online)